
Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho ka deklaruar se Lionel Messi mbetet lojtari më i mirë në botë, pavarësisht se po afrohet në fazat përfundimtare të karrierës së tij.
“Ai vazhdon të jetë më i miri në botë dhe shpresoj që të arrijë në Kampionatin Botëror në formë të lartë dhe të bëjë gjëra të mrekullueshme”, tha Ronaldinho.
Legjenda braziliane gjithashtu komentoi kapitullin aktual të Messit te Inter Miami, duke theksuar se, edhe pse orari i tij është i ngjeshur, takimet e tyre mbeten gjithmonë të veçanta.
“Sa herë kemi mundësinë të jemi së bashku, është një kënaqësi e madhe”, vazhdoi legjenda braziliane.
Fituesi i Topit të Artë 2005 vuri në dukje gjithashtu edhe rritjen e Major League Soccer (MLS).
“Liga po rritet shumë çdo vit, njerëzit e duan gjithnjë e më shumë futbollin”, deklaroi ish-futbollisti i Barcelonës.
Duke parë përpara drejt Kupës së Botës 2026, Ronaldinho mbështeti kombëtaren e Brazilit si një nga pretendentët e fortë, por paralajmëroi se konkurrenca do të jetë e forte.
“Të gjitha ekipet janë shumë të forta, do të jetë edhe më emocionuese”, përfundoi ai.

