MAGAZINË /

Ronaldo nuk ishte në funeralin e Diogos, motra e CR7 'shpërthen' ndaj kritikëve: Shoqëria është bërë një humnerë pa fund!

Shkruar nga Versus
Ronaldo nuk ishte në funeralin e Diogos, motra e CR7
Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllai i tij më i vogël, Andre Silva, u varrosën dje në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar, pranë Portos.

Një numër i madh njerëzish, të afërm, miq dhe tifozë erdhën për t'u dhënë lamtumirën e fundit futbollistëve.

Midis tyre ishte e gjithë skuadra e Liverpoolit, si dhe kombëtarja portugeze, me fanellat e së cilës Jota shkroi historinë e futbollit botëror.

Megjithatë, zhgënjimi i madh midis tifozëve u shkaktua nga mosparaqitja e Cristiano Ronaldos , kapitenit të ekipit kombëtar portugez, i cili u kritikua shumë publikisht për këtë.

Për shkak të gjithë kësaj, motra e tij Katja Aveiro, e cila është e tmerruar nga sulmi ndaj Christian, foli nëpërmjet Instagram-it.

- Kur im atë ndërroi jetë, përveç dhimbjes së humbjes së tij, na u desh të përballeshim edhe me sulmin e kamerave dhe syve kureshtarë - në varreza, në çdo vend ku shfaqeshim. Dhe imagjinoni, atëherë vëmendja e publikut nuk ishte as si sot, kur gjithçka është në dispozicion të të gjithëve. Në asnjë moment nuk mund të largoheshim (ne, fëmijët) kjo ishte e mundur vetëm kur filloi funerali, i tillë ishte kaosi përreth nesh.

Në funeral morën pjesë edhe presidentë, përzgjedhës të ekipeve kombëtare në atë kohë, si Luís Filipe Scolari. Sinqerisht, nuk mbaj mend asnjërin prej tyre. Duhet të më jenë afruar, duhet të më kenë përshëndetur - por dhimbja ma turbulloi shikimin.

Sa i përket dhimbjes, familjes dhe mbështetjes së vërtetë... Nuk mund ta kuptosh këtë derisa ta kalosh vetë. Nëse dikush më dërgon një mesazh duke kritikuar vëllain tim - do ta bllokoj. E injoroj plotësisht. 

Po bëhet lodhëse. Ai fanatizëm. Kritika për asgjë - e përsëris: për asgjë. Një sëmundje e shoqërisë. Ne të gjithë kemi familje. Është e paturpshme dhe e neveritshme të shikosh kanale televizive, komentatorë dhe rrjete sociale që nxjerrin në pah mungesën e dikujt, në vend që të flasin me dinjitet dhe respekt për dhimbjen e një familjeje që është shkatërruar nga humbja jo e një, por e dy vëllezërve.

Më vjen turp ta shikoj. Është e trishtueshme.

Por kështu shkon kjo botë... Shoqëria dhe opinioni. Sot nuk vlen më asgjë. Dhe vetë shoqëria është bërë një humnerë pa fund. Më vjen keq... Dhe lufta është e tillë. Më besoni. Ligësia njerëzore është gjithashtu luftë. Dhe çdo ditë duhet të luftojmë kundër saj - shkroi Katija, motra e CR7./Versus.al

 

 

Poll