MAGAZINË /

Ronaldo shkakton kaos në Arabinë Saudite, nuk pranon të luajë për Al Nassr

Shkruar nga Versus

Ronaldo shkakton kaos në Arabinë Saudite, nuk pranon të

Një zhvillim i papritur vjen nga Arabia Saudite me protagonist kryesor Cristiano Ronaldon. Portugëzi ka vendosur të mos luajë për Al Nassr në ndeshjen e sotme kundër Al-Riyadh.

Është një derbi kundër një rivali të qytetit, por Ronaldo u ka thënë qartë drejtuesve të klubit se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme. Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me mënyrën se si po drejtohet Al Nassr.

Pakënaqësia e tij drejtohet drejtpërdrejti ndaj Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas A Bola, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton Al Nassr në lidhje me rivalët e tjerë në ligë.

Sigurisht, PIF menaxhon klubet e tjera nga fondi, por sipas Ronaldos, ato janë në një pozicion më të mirë se klubi për të cilin ai luan. Edhe Fabrizio Romano konfirmoi se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme.

Përveç kësaj, Romano deklaroi qartë se mungesa e tij nuk kishte të bënte fare me ndonjë dëmtim, por nuk donte të jepte më shumë detaje. Është e qartë se të gjithë janë të shokuar nga vendimi i Ronaldos, por mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Al Nassr. Nuk përjashtohen mundësitë e largimit të tij. Versus.al

Poll