
Pas triumfit 0-1 ndaj Serbisë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u pyet në konferencë për shtyp se sa shqiptar ndihet.
Numri një i pankinës kuqezi u shpreh:
“Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7 shqiptar. Pas kësaj fitoreje, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi luajtur mirë, futbolli është bërë në fushë. Ndihem 8 e gjysmë shqiptar. Jam relativisht inteligjent dhe e kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë,” – deklaroi Sylvinho.







