Liverpooli arriti të triumfonte mbrëmjen e djeshme duke mposhtur me rezultatin 2:0 Manchester Cityn në Anfield.
“Qytetarët” dukeshin si një skuadër pothuajse amatore pa ide përballë Liverpool që vazhdimisht ushtronte presion të lartë duke mos lejuar të besuarit e Guardiolës që të mbanin topin.
Gjatë ndeshjes, tifozët e Liverpoolit nisën në kor t’i drejtoheshin trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola se do të shkarkohej në mëngjes, teksa ai çoi 6 gishta, për t’i treguar titujt e fituar në elitën e futbollit anglez.
Pas ndeshjes, spanjolli foli për situatën e krijuar me tifozët e Liverpool.
“Në të gjithë stadiumet duan që të më pushojnë nga puna, mbase kanë të drejtë duke parë edhe rezultatet që kemi arritur këtë periudhë, por nuk e besoja që kjo të ndodhte në Anfeild, gjithsesi nuk ka problem, është pjesë e lojës. Kemi kaluar beteja të mëdha së bashku, kam respekt për ta. U mbyll këtu gara për titull? E kam thënë edhe përpara këtij takimi, nuk është momenti për të vendosur objektiva, por sezoni është ende i gjatë, ne do ta provojmë”, u shpreh Guardiola për Sky Sports. Versus.al








