
Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, duket se po kalon disa ditë në Kosovë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një marrëdhënie të konsoliduar me DJ Gimbo.
Ish-banori i formatit ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet krah nënës së tij dhe Selinit, të cilën e ka shoqëruar me përshkrimin “Familja”, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.
Pas përfundimit të spektaklit, Selin duket se po i kushton më shumë kohë jetës personale, ndërsa lidhja me Gimbon jo vetëm që vazhdon, por sipas të gjitha gjasave është bërë edhe më serioze.
Për momentin, dyshja shfaqet e afërt dhe e vendosur për të vazhduar raportin, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet më tej historia e tyre jashtë kamerave./Versus.al

