MAGAZINË /

Shfaqet me kapelë dhe uniform, publikohet VIDEO-ja e parë e Diddy duke punuar brenda në burg

Reperi u transferua së fundmi në Burgun Federal të Fort Dix, ku po vuan një dënim me 50 muaj burg.

Shkruar nga Versus
Shfaqet me kapelë dhe uniform, publikohet VIDEO-ja e parë e Diddy duke
Diddy

Videot e publikuara nga TMZ tregojnë Diddy-n duke punuar brenda burgut i veshur me një uniformë të veçantë.

Reperi u transferua së fundmi në Qendrën Federale Korrektuese Fort Dix , ku po vuan një dënim prej 50 muajsh pasi u dënua për dy akuza për transportimin e grave për qëllime prostitucioni.

Në pamjet filmike, Diddy është kapur të premten në mbrëmje, më 21 nëntor, duke përfunduar turnin e tij në bibliotekën audio-vizuale të burgut Fort Dix, e cila ndodhet brenda kishës. Atje, ai ndihmon në shpërndarjen e filmave dhe materialeve fetare tek të burgosurit. Reperi shfaqet në video i veshur me një kapele dhe  një uniformë gri paraburgimi.  Një video e dytë e tregon atë pa kapele, ndërsa ndalet për të folur me të burgosurit e tjerë në korridor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TMZ (@tmz_tv)

Sipas të dhënave të burgut të siguruara nga CBS, Diddy po e kalon kohën e tij në burg duke punuar në faltoren e burgut dhe duke marrë pjesë në një program rehabilitimi nga droga.

Reperi u transferua në Qendrën Korrektuese Fort Dix në New Jersey më 30 tetor.

Siç raporton CBS News, një foto e fundit e Diddy është nga të dhënat e burgut pas mbërritjes së tij. Të njëjtat të dhëna tregojnë se producenti i muzikës po merr pjesë në një program rehabilitimi nga droga dhe ka siguruar një nga punët më të kërkuara në burg, pavarësisht se ka shkelur tashmë rregulloret.

Diddy punon si asistent i priftit, një pozicion shumë i kërkuar në burgun Fort Dix.

Një ish-drejtor burgu i tha CBS News se detyrat përfshijnë kujdesin për bibliotekën fetare, pastrimin e zyrës dhe ndihmën me të dhënat.

Një oficer korrektues me më shumë se dy dekada përvojë vuri në dukje se faltorja është një nga vendet e pakta ku të burgosurve u lejohet të mblidhen lirisht.

Combs, i cili është rritur si katolik, ka deklaruar në të kaluarën se aktualisht nuk i përket një kishe të caktuar, megjithëse vitet e fundit ai shpesh i është referuar Zotit. Në vitin 2017, ai shkroi në mediat sociale: " Zoti na teston të gjithëve për një arsye ", ndërsa gjatë gjyqit të tij u pa duke lexuar Biblën në sallën e gjyqit.

Poll