Finalja e spektaklit televiziv Big Brother VIP Kosova përfundoi me shpalljen e Londrim Mekajt si fitues i edicionit të katërt. Pas një gare të fortë dhe me dinamika të shumta gjatë javëve të qëndrimit në shtëpi, publiku vendosi ta kurorëzojë Londrimin si triumfues të këtij sezoni.
Vendin e dytë e zuri Elijona, ndërsa Ludo u rendit i treti. Klodi përfundoi në vendin e katërt, ndërsa Hygerta në vendin e pestë.
Finalja pati emocione të forta dhe një pjesëmarrje e lartë e publikut në votime, duke e bërë këtë edicion një ndër më të ndjekurit deri më tani. Versus.al

