
Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm, i cili thoshte se Deni, djali i Valbona Selimllarit është vendosur në pranga nga policia.
Djali i Valbona Selimllarit ishte denoncuar dhe dyshohej se bashkë me persona të tjerë kishin vjedhur një orë. Por pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi kanabisi.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar e dashura e Denit, Gloria Meshi e cila shkruan se e gjithë ngjarja është shpifje për klikime dhe përfitime financiare. Sipas modeles këto shpifje nuk janë asgjë tjetër veëse tentavi për gjobëvënie dhe sensacione të pavërteta.
Reagimi i Glorias:
Përgënjeshtrim
Në një kohë kur media duhet të jetë shembull i së vërtetës, disa portale zgjedhin të shpifin për klikime dhe perfitime financiare.
Publikimi i lajmeve te rreme dhe te pabazuara është një akt i ulët dhe i pamoralshëm që synon demtimin e reputacionit të njerezve.
Këto shpifje nuk janë asgjë tjetër veçse tentative per gjobevënie dhe sensacione te paverteta.
I ftoj te gjithë të mos bien pre e këtyre portaleve dhe të gëndrojnë në mbrojtje të së vërtetës.
E vërteta gjithmonë triumfon mbi shpifjet!

Njoftimi i policisë:
Vodhën gjatë natës një banesë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes.
Policia e Kavajës në bashkëpunim e Policinë e Tiranës kap dhe vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar dhe shpall në kërkim autorin kryesore të vjedhjes.
Në pranga dhe shoku i tyre që ju gjetën në banesë sendet e vjedhura dhe një sasi lënde narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, me marrjen njoftim për një rast vjedhje në një banesë në Qerret Kavajë, menjëherë kanë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të cilët kishin vjedhur në banesën e shtetasit K.S, bizhuturi të ndryshme dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Tiranës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallet në kërkim shtetasi A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes.








