
Edoardo Bobe ka kaluar një mbrëmje të qetë në spitalin Careggji, ku u transportua pas sëmundjes që pësoi gjatë ndeshjës Fiorentina-Inter, shkruajnë mediat italiane.
Mesfushori i shtruar në kujdesin intesi është zgjuar i kthjellët dhe po u përgjigjet pyetjeve. Në mbrëmje pas të gjithave analizave pritet një buletin i ri mjekësor në lidhje me shëndetin e tij.
Sipas La Repubblicas raporti mjekësor i Bobes kur ai hyri të dielën në mbrëmje në spital raportonte një një arrest kardiak për shkak të torsade de pointes: një lloj aritmie në të cilën zemra rreh shpejt dhe në mënyrë të parregullt.
Gjatë udhëtimit në ambulancë u përdor defibrilatori për ta ringjallur, aq sa me të mbërritur në urgjencë po merrte frymë dhe zemra kishte filluar të rrihte sërish. Testet treguan gjithashtu një nivel të ulët të kaliumit në gjak.
Ndërsa mendimet e të gjithëve janë përqendruar te rikuperimi i plotë i Edoardo Bove pas sëmundjes që pësoi në fushë, në të njëjtën kohë pjesa më institucionale e futbollit duhet të mendojë padyshim se kur do të luhet Fiorentina-Inter.
Ndeshja do të rifillojë në minutën e ndërprerjes, e shtatëmbëdhjetë, dhe jo përpara vitit 2025 duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur të angazhimeve të skuadrave të përfshira në kampionat, kupat e Europës dhe Kupa e Italisë./Versus.al








