MAGAZINË /

Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 22 janar.

Shkruar nga Versus

Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore, si parashikohet të jetë

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra. Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me  intensitet të ulët. 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:  në bregdet: 5/16°C ;

në vendet e ulëta: 4/15°C ; në vendet malore: -2/8°C. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: