Aldo Marku ishte banori që u eliminua mbrëmjen e së shtunës nga Big Brother VIP Albania 4.
Pavarësisht të gjitha strategjive të ndjekura, duke i shfaqur ndenja lojtareve të ndryshme, regjisori i ri shqiptar ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke ju rikthyer jetës 'normale'.
I ftuar të dielën në ‘Fan Club’, ai ka folur për situatat që kanë ndodhur në shtëpi dhe që shpesh e kanë bërë dhe atë protagonist.
Aldo u pyet gjithashtu edhe për videon virale në krevat me Rizarten, ku i thoshte: “Ma shtrëngo fort”.
Ish-banorja e sqaroi situatën duke thënë se po flisnin për muskujt e barkut dhe se nuk është ajo që u shpërnda në rrjet.
Aldo po ashtu u pyet për këtë ngjarje dhe mbeti i habitur, duke shtuar se është keqkuptuar gjithçka.
“Nuk ka shans, asgjë të asaj natyre. Asgjë mes e poshtë, jo jo”, - tha ai.
Kjo situatë shkaktoi të qeshura edhe në studion e ‘Fan Club’, në mënyrën se si u interpretua.








