AKTUALITET /

Publikohen bisedat e fundit mes 24 vjeçares palestineze të vrarë në Shqipëri me të dashurin e saj

Ai punonte në Gjermani në një supermarket pranë restorantit ku punonte Rayan.

Shkruar nga Versus
Publikohen bisedat e fundit mes 24 vjeçares palestineze të
Rayyan Alwan/ 24 vjeçarja dhe babai i saj Fadi Alwan në aeroportin e Rinasit

Personi i fundit që 24 vjeçarja palestineze e vrarë në Shqipëri ka folur është i dashuri i saj libanez që e kishte njohur në Gjermani.

Ai punonte në Gjermani në një supermarket pranë restorantit ku punonte Rayan.

18 shkurt 2024 ora 18:41

I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.

Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.

19 shkurt 2024

Ora: 09:17

I dashuri: Nuk u ktheve për t’u qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.

Ora: 09:34- Thirrje e humbur

Ora: 09:34

Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.

Ora: 09:35

Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.

Ora: 09:46

I dashuri: Diçka si, çfarë?

Publikohen bisedat e fundit mes 24 vjeçares palestineze të

Publikohen bisedat e fundit mes 24 vjeçares palestineze të

Rayyan Alwan u gjet e vrarë më 27 shkurt në një apartament ku ajo së bashku me babanë e saj Fadi Alwan kishin marrë me qiran ë kryeqytet.

Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë.

Burime pranë policisë së Tiranës thonë se deri në këto momente asnjë pjestar i familles nuk ka bërë kërkesë për tërheqjen e trupit ët pajetë të 24vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: