Gjithçka filloi Prime e mbrëmshëm kur një video zbuloi fytyrën e vërtetë të lojës brenda shtëpisë.
Në klip, Selin shfaqej duke komunikuar në kode dhe me zë të ulët me Mirin, një veprim që konfirmoi dyshimet se ajo po luante me dy porta.
Ky moment u konsiderua si “thika pas shpine” nga Gimbo, i cili u ndje i tradhtuar dhe i zhgënjyer nga sjellja e modeles.
Ndërsa Gimbo përjetonte këtë situatë brenda mureve, reagimet jashtë nuk vonuan.
Motrat e tij, Finesa dhe Elona Blakaj, reaguan ashpër në Instagram, duke kritikuar moralin e vajzave në shtëpi, veçanërisht të Selinës.
Finesa shkroi:
“E ke edukatë të familjes respektin ndaj vajzave se je rrit me një familje vetëm me vajza, kështu që vazhdo tregoju edukatë aty se kanë nevojë”.
Elona, nga ana tjetër, e quajti vëllanë e saj “Mbret” për kulturën dhe qëndrimin e treguar, duke shtuar:
“I drejti fiton gjithmonë”.


