
Lajme premtuese për rënien e flokëve pas një studimi shkencor të kohëve të fundit në Taipei , i cili nxjerr në pah një trajtim eksperimental me bazë serumi bimor për skalpin e kokës.
Rezultatet fillestare tregojnë një rritje të dendësisë dhe trashësisë së flokëve brenda tetë javësh përdorimi.
Studimi u krye nga shkencëtarë të udhëhequr nga Dr. Chong Min Chang i Schweitzer Biotech Company dhe ka ngjallur interes ndërkombëtar, pasi indikacionet e hershme tregojnë se kjo formulë mund të ofrojë rezultate më të shpejta krahasuar me disa trajtime ekzistuese, të cilat shpesh kërkojnë një periudhë më të gjatë kohore për të treguar përmirësim.
Serumi kombinon përbërës të nxjerrë nga bima Centella asiatica me përbërës të përdorur tashmë në kozmetikë dhe produkte për kujdesin e skalpit të kokës. Formula është projektuar për të nxitur shëndetin e skalpit të kokës dhe folikulave të flokëve.
Studimi përfshinte 60 persona të moshës 18 deri në 60 vjeç.
Pjesëmarrësit u ndanë në grupe, ku disa përdorën serumin bimor dhe të tjerë një produkt të ngjashëm pa përbërës aktivë, për të krahasuar rezultatet. Secili aplikoi 1 ml të produktit në skalpin e kokës çdo natë për 56 ditë.
Studiuesit monitoruan zhvillimin e dendësisë, trashësisë, gjatësisë dhe rënies së flokëve në intervale të rregullta, duke përdorur mjete standarde të imazherisë.
Sipas rezultateve, grupi që përdori serumin bimor tregoi përmirësimin më të rëndësishëm në një periudhë relativisht të shkurtër kohore./Versus.al

