
Gjesti është parë këtë të shtunë duke kaluar një moment emocionalisht të rënduar brenda shtëpisë së famshme. Banori i Big Brother VIP Albania 4, është parë i vetëm në oborrin e shtëpisë, duke bërë hapa të pasigurt dhe duke folur me zë të dridhur.
I emocionuar dhe me lot në sy, ai përsëriste fjalë të thella, që duket se i drejtoheshin familjes së tij.
“Çdo send do ta bëj për ju, mbajeni mend. Krejt çfarë po bëj, po i bëj për ju, vetëm për ju. Hiç send për vete, vetëm për ju”, dëgjohej të thoshte ai me një ton të rënduar emocionalisht.
Gjesti vazhdoi duke kërkuar falje, duke lënë të kuptohet se mund të ndiente një lloj faji ose keqardhjeje për diçka nga e kaluara: “Më falni. Shumë më falni. Edhe nëse kam gabuar, më falni. Veç për ju. Pasha Zotin, send për vete, asgjë s’më vyen mua send. Kur nuk ju shoh ju të lumtur, s’ka puls për mua”.
Pamjet kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë komentuar situatën duke shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.
View this post on Instagram
Ky moment vjen pas një debati të ashpër me Eglin, me të cilën ka pasur disa përplasje të vazhdueshme kohët e fundit.
Marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar që nga rikthimi i Eglit në shtëpi, duke mos i dhënë më një tjetër shans lidhjes së tyre, ndonëse më herët ata ishin në një raport të afërt.
Megjithatë, ky moment ka dëshmuar edhe një herë se dinamikat emocionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke ndikuar jo vetëm te banorët, por edhe te publiku që i ndjek me interes zhvillimet e tyre.







