MAGAZINË /

Skandal/ Zv.presidenti i Federatës së Mundjes shtyn mundësin e Shqipërisë: Tradhtar (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Skandal/ Zv.presidenti i Federatës së Mundjes shtyn mundësin e

Shqipëria arriti dje një sukses të madh duke u shpallur kampione në Kampionatin Europian të Mundjes. Rusi i natyralizuar si shqiptar, Chermen Valiev u shpall kampion për peshat 74 kg në stilin e lirë.

Por kjo gjë solli reagimin e ashpër nga Zv.presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili i cili teksa i jepte medaljen me forcë e quajti edhe me fjalën “tradhtar”.

Komiteti Olimpik Shqiptar e komentoi si një skandal këtë veprim të bërë nga Mamiashvili gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve. Valiev triumfoi me rezultatin 4-2 rusit Zaurbek Sidakov, me këtë të fundit që garoi me flamur neutral për shkak të pezullimit të Rusisë. Finalja e djeshme ishte me rivalitet të lartë, por Valiev u tregua më i vendosur dhe më i saktë në kapjet, duke e çuar sfidën në anën e tij, për të marrë medaljen e arit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: