MAGAZINË /

Skandali i Jozit dhe Gjestit, reagon ashpër aktorja e njohur: Nëse tolerohet ky term, kaq përbuzës...

Aktorka e njohur, Yllka Gashi, reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke mbështetur Gjestin dhe duke e quajtur atë “showman të lindur”.

Shkruar nga Versus

Skandali i Jozit dhe Gjestit, reagon ashpër aktorja e njohur: Nëse

Një incident i rëndë ndodhi në spektaklin Big Brother VIP, ku Joz Marku ofendoi Gjestin, duke e quajtur “kopil shkine”. Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime të forta, jo vetëm nga fansat, por edhe nga figura të njohura të publikut.

Aktorka e njohur, Yllka Gashi, reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke mbështetur Gjestin dhe duke e quajtur atë “showman të lindur”. Ajo i bëri thirrje produksionit të Big Brother të marrë masa ndaj këtij akti, duke theksuar se Gjestin e bën publikun të qeshë dhe të ndjehet mirë me sharmin e tij.

Në reagimin e saj ajo gjithashtu kritikoi ashpër ofendimin ndaj Gjestin, duke e quajtur atë të papranueshëm. Aktorja e “pyeti” produksionin e Big Brother se si mund të tolerojnë një term kaq përbuzës dhe racist, duke shtuar se nëse ky akt i tolerohet, atëherë emisioni nuk do të meritonte shikueshmërinë e shqiptarëve të Kosovës.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa ndaj Joz Markut për këtë deklaratë, duke pasur parasysh reagimet e forta që kanë pasuar.

Skandali i Jozit dhe Gjestit, reagon ashpër aktorja e njohur: Nëse
Postimi i Yllka Gashit
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: