MAGAZINË /

Sondazhet i renditën në vendin e dytë, Shkodra Elektronike flet nga Zvicra: Të huajt janë mahnitur nga gjuha jonë!

Performanca e tyre është përgëzuar për origjinalitetin dhe energjinë, duke u vlerësuar si një përfaqësim dinjitoz i kulturës dhe shpirtit shqiptar në një prej skenave më të mëdha muzikore të Evropës.

Shkruar nga Versus

Sondazhet i renditën në vendin e dytë, Shkodra Elektronike flet

Beatriçja dhe Kola, anëtarët e grupit Shkodra Elektronike, që këtë vit përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision, kanë ndarë emocionet e tyre nga kjo përvojë unike në një intervistë për RTSH.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh në një skenë të tillë, me kaq shumë artistë dhe një publik kaq të larmishëm,” – u shpreh Beatriçja. Çifti artistik tha se janë ndjerë të përkrahur dhe të surprizuar nga reagimet pozitive që kanë marrë për këngën e tyre në gjuhën shqipe.

“Njerëzit janë mahnitur me gjuhën tonë. Edhe pse nuk e kuptojnë fjalë për fjalë, ata ndiejnë emocionin. Dhe kjo tregon se muzika është gjuhë universale,” – shtoi Kola.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Performanca e tyre është përgëzuar për origjinalitetin dhe energjinë, duke u vlerësuar si një përfaqësim dinjitoz i kulturës dhe shpirtit shqiptar në një prej skenave më të mëdha muzikore të Evropës./Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: