Sonte zhvillohet finalja e madhe e spektaklit “Ferma VIP 2”, ku ndër pesë finalistët është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Big Basta. Në këtë natë të rëndësishme, partnerja e tij, Vesa Luma, ka ndarë një mesazh emocional dhe të ndjerë për të, duke shprehur mbështetjen e saj të pakushtëzuar dhe krenarinë për rrugëtimin që ai ka bërë në këtë spektakël.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vesa shkruan se Big Basta ka përfaqësuar me dinjitet mijëra familje shqiptare, duke treguar vlera, respekt dhe sjellje që frymëzojnë.
“Djalin e ke bërë krenar sa s’ka jeta ime. Kështu je rritur ti, unë, e të gjithë që rrethojnë familjet tona,” – shprehet Vesa, duke nënvizuar se qëndrimi i partnerit të saj është bërë model për shumë të rinj dhe prindër.
Ajo flet gjithashtu për vështirësitë që sjell pjesëmarrja në një reality show, ku shpesh loja shkon përtej garës dhe ndikon edhe emocionalisht. Sipas saj, Big Basta ka qëndruar i fortë dhe i vërtetë, duke transmetuar mesazhe pozitive për publikun.
“Sido që të jetë e sido që të dalësh – me fitore apo jo – sonte do të jetë një nga netët më të bukura të jetës tënde.”
Në fund të postimit, Vesa i shpreh partnerit të saj dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar:
“Të gjithë jemi jashtëzakonisht krenar me ty!”







