Spanja arriti mbrëmë një fitore minimale ndaj Italisë falë një autogoli të Calafiorit por dukshëm spanjollët treguan superioritet duke siguruar edhe kualifikimin më tej dhe vendin e parë në Grupin B.
Shanset për Shqipërinë që të kualifikohet më tej, vijojnë të jenë të mundura teksa të hënën ekipi ynë kombëtar përballet me spanjollët.
Një fitore e mundshme e kombëtares shqiptare do e çonte skuadrën në kuotën e 4 pikëve mjaftueshëm për t’u kualifikuar.
Ndërsa në rastin e një barazimi, e vetmja gjë që do t’i duhet Shqipërisë është disfata ose humbja e Kroacisë përballë Italisë, do t’i duhet që Shqipëria të shpresoj të ketë të paktën dy ekipe të tjera në vendet e treta që të kenë më pak pikë, ose pikë të barabarta, por golavarazh më të vogël.
Në datën 24 qershor Shqipëria përballet me Spanjën ndërsa Italia me Kroacinë. Versus.al








