MAGAZINË /

Stimulim apo goditje reale? Erakovic “aktron” në ndeshjen Shqipëri–Serbi, videoja shpërthen në rrjet!

Në një video që po bën xhiron e rrjetit Eraković shihet fillimisht duke ecur, por sekondat më pas… rrëzohet në fushë duke mbajtur kokën, si të ishte goditur rëndë!

Shkruar nga Versus

Stimulim apo goditje reale? Erakovic “aktron” në ndeshjen

Një episod i dyshimtë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e përfunduar me rezultat të bardhë 0-0, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Protagonist? Mbrojtësi serb Strahinja Eraković, i cili është kapur nga kamerat në një moment që ka ngjallur shumë reagime e ironi në internet.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit Eraković shihet fillimisht duke ecur, por sekondat më pas… rrëzohet në fushë duke mbajtur kokën, si të ishte goditur rëndë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Videoja e momentit është bërë virale, me komentues që e akuzojnë futbollistin serb për simulim të pastër, ndërsa të tjerë nuk kursejnë sarkazmat ndaj “talentit të tij për aktrim”.

Ky veprim ka ndezur diskutimet për sjelljen e lojtarëve në fushë, por edhe për rolin e arbitrave në kontrollin e situatave të tilla, sidomos në ndeshje me tension të lartë si kjo mes dy kombëtareve historikisht "armike".

Ndërkohë, tifozët shqiptarë në rrjet kanë reaguar me humor, por edhe me indinjatë ndaj asaj që e konsiderojnë një përpjekje për të ndikuar vendimet e arbitrave me mashtrime.

Poll