MAGAZINË /

"Super Champions"/ Nisin sonte përballjet e shumëpritura! Spikat Milan-Liverpool, Arbër Hoxha sfidon Bayern-in

Shkruar nga Versus

"Super Champions"/ Nisin sonte përballjet e shumëpritura!

Mbrëmjen e sotme nis formati i ri i kampionatit Champions League e 36 ekipe në total dhe pa fazën klasike të grupeve. Mes të tjerash, mbrëmjen e sotme spikat superdueli që ka emocionuar Evropën në të shkuarën, Milan-Liverpool.

Kuqezinjtë kanë pasur vështirësi me ndeshjet në Serie A ndërsa nga ana tjetër edhe Liverpool nuk duket në formën më të shkëlqyer pasi fundjavën që shkoi pësoi humbjen e parë në Premier Ligë kundër Nottingham-it.

Ndeshja e parë e Champions luhet në orën 18:45 mes Juventus dhe holandezëve të PSV. Në të njëjtën orë luhet edhe ndeshja Young Boys-Aston Villa.

Në fushë sonte zbresin edhe kampionët në fuqi, Real Madrid, që pret në orën 21:00 në Bernabeu Sttutgartin. 15 herë fituesit e këtij kompeticioni për këtë përballje kanë rikuperuar futbollistë si Camavinga dhe Bellingham, të cilët janë stërvitur me grupin. Sakaq Bayern Munchen luan kundër Dinamo Zagrebit të Arbër Hoxhës në Allianz Arena, ndërsa përballja tjetër e mbrëmjes së sotme që luhet po në orën 21:00 është Sporting Lisbon-Lille.

Ndryshimet në format kanë rritur shumë edhe shpërblimet që UEFA do japë këtë sezon, ndërsa në fund të fazës së parë që përfshin 8 ndeshje për secilin ekip do ketë një renditje nga vendi i parë në të 36-in, ku 8 të parat kualifikohen për fazën e 1/8. Versus.al

Poll