AKTUALITET /

U përplas nga një motor teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë në spital babai i ministres

Sipas të dhënave, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bardhyl”, ku 87-vjeçari Luan Pirdeni po lëvizte me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një motomjet.

Shkruar nga Versus

U përplas nga një motor teksa lëvizte me biçikletë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku ka ndërruar jetë babai i ministres Adea Pirdeni.

Sipas të dhënave, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bardhyl”, ku 87-vjeçari Luan Pirdeni po lëvizte me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një motomjet.

Përplasja ka rezultuar fatale, ndërsa i moshuari ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, mësohet se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të moshuarit, është ndërprerë përkohësisht edhe një mbledhje e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, ku disa deputetë janë nisur drejt spitalit.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar drejtuesin e motomjetit, një 31-vjeçar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al

Poll