MAGAZINË /

Surpriza për ndeshjen me Serbinë, 4 futbollistë të kombëtares do e ndjekin përballjen nga tribuna

Shkruar nga Versus

Surpriza për ndeshjen me Serbinë, 4 futbollistë të

Ndërsa janë publikuar formacionet e mundshme, Sylvinho ka surprizuar sërish me lëvizjen e fundit duke lënë në tribuna 4 lojtarë të thirrur për shkak se sipas rregullave të UEFA-s vetëm 23 lojtarë mund të përdoren, nga 27 që kishte ftuar trajneri brazilian.

Surprizë mund të quhet mungesa e Berishës, mesfushori i Seria A që ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Po ashtu Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami janë tre të sakrifikuarit e tjerë të cilët do e ndjekin ndeshjen nga tribuna.

Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe mund të konsiderohet po ashtu befasi, ndërsa duhet të presë për mundësinë tjetër. Dajsinani, që ishte një risi nga Sylvinho, nuk do e ketë sot mundësinë për të qenë alternativë në ndeshjen e rëndësishme. Versus.al

Poll