Atilla Kardesh ka folur për herë të parë për takimin që pati me Drenusha Latifin, njëkohësisht ish-bashkëshortja e tij, brenda ambienteve të shtëpisë.
Ai ka thënë se është e pashmangshme që të mos kenë komunikim si prindër që janë.
“Mirë po ndihna. E kemi pritur. Nuk na ka marrë mendja që bëhet kaq publike. Ka qenë e pashmangshme marrëveshja jonë si prind. Më vjen mirë, ju falënderoj juve që e realizuat kaq shpejt”, u shpreh ai.
Më tej Kardesh shtoi: “Normal që brengoset për fëmijët e vetë. E kam përgatitur pak vajzën që do të ketë kontakt me vajzën, e ka ditur dhe mund të them që e kam parë një lloj lehtësimi te fëmijët. Djali e ka parë”.