Një përplasje verbale mes Rogertit dhe Stenaldos u shndërrua në një debat të ashpër dhe ofendime serioze personale, duke shkaktuar tension të madh jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te publiku që ndiqte ngjarjen.
Ngjarja nisi në oborr, ku tonet u ngritën menjëherë dhe Rogerti, në kulmin e nervozizmit, iu drejtua Stenaldos – i cili ka aftësi të kufizuara në shikim – me fjalë që cenonin dinjitetin e tij: “Të ka nam Zoti, të ka mallkuar Zoti ty.”
Stenaldo reagoi menjëherë dhe i afrohet Rogertit me tone paralajmëruese: “Me mua bëj kujdes me fjalët që thua, a more vesh? Hajde bëje (veprimin)!” Situata u tensionua aq shumë sa u desh ndërhyrja e banorëve të tjerë për të parandaluar përplasjen fizike, ndërsa Rogerti vazhdoi provokimet: “Ja bëje, hajde bëje!”

