Në një bisedë me banorët pasditen e sotme, Miri rrëfeu historinë e tij të dashurisë me partneren gjermane. Ai tregoi se hera e parë që u takuan ishte në një dasmë, ku shkëmbyen kontaktet në Messenger.
Pasi partnerja e tij u kthye në Gjermani ditën pas dasmës, Miri, atëherë 32 vjeç, tha se mënyra e vetme për të ruajtur lidhjen ishte komunikimi përmes Messenger-it dhe telefonit të shtëpisë.
Ai shtoi se, edhe pse anglishtja e tij nuk ishte perfekte, partnerja përpiqej ta kuptonte dhe kjo forcoi marrëdhënien e tyre:
“U takuam aty në dasmë dhe nga ajo ditë filluam të komunikonim. Ajo nesër iku për Gjermani, unë 32 vjeç në Tiranë. Flisnim në Messenger dhe ndonjëherë më merrte me telefonin e shtëpisë, se WhatsApp-i nuk ishte akoma. Edhe me anglishten time të thjeshtë, ajo përpiqej të kuptonte,” rrëfeu Miri.
Rrëfimi i plotë i Mirit: Martohet kushërira ime, me një diplomat gjerman që punonte në ambasadë, ata martohen në Tiranë, bëjnë dasmën dhe ne shkojmë si të ftuar. Atje vjen dhe kjo gjermanka, si shok me këtë dhëndrin, kishte marrë nja 20 vetë krushq ai, mes tyre ishte dhe kjo. Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me Messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnim në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe. Ku dija unë anglisht atëherë, unë e kisha harruar. Po nuk e praktikove e harron. Atëherë fillova të praktikoja sërish kur flisja me atë. Unë kohën e foljeve nuk e di, siç e keni parasysh, por ajo kuptonte. Pastaj erdhi dhe njëherë ajo këtu që erdhi tamam për mua.

