MAGAZINË /

 ‘Të tradhëton me një vajzë të re’, kërkon të divorcohet nga bashkëshorti pasi ChatGPT i lexoi filxhanin

Shkruar nga Versus

 ‘Të tradhëton me një vajzë të re’,

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT , është një fakt në Greqi.

Konkretisht një grua kërkoi të divorcohet nga i shoqi me të cilën jetonte prej 12 vitesh dhe ka dy fëmijë sepse i kërkoi ChatGPT-së ti lexonte filxhanin dhe aplikacioni i tregoi se po e tradhëtonte me një vajzë të re.

Menjëherë pas përgjigjes së aplikacionit, gruaja e përzurin burrin në shtëpie dhe bëri kërkesë për divorc.

Në një intervistë për media greke ai u shpreh se gruaja e tij shpesheherë merret me metodat të tilla për të parë se si po shkon martesa e tyre.

Në një prononcim për median greke ANT1, ai u shpreh:

Muajt e fundit si pjesë e një trendi viral ajo bëri dy kafe dhe më tha duke qeshur, pasi ta pimë do t'i bëjmë një foto filxhanave dhe të pyesim ChatGPT se çfarë shikon. Në filxhanin  e saj konkluzioni i ‘shkencës’ ishte se po e tradhëtoja me vajzë të re. Për fat të keq më kërkoi të largohesha nga shtëpia dhe njoftoi fëmijët se do divorcoheshim.

Dola nga shtëpia, duke i dhënë kohë për të arsyetuar, por fatkeqësisht frika ime për gjendjen e saj u konfirmua kur mora një telefonatë nga një avokat i cili më njoftoi për dëshirën e gruas sime për të zgjidhur martesën tonë me pëlqim reciprok.

Pas refuzimit tim, tre ditë më vonë, m'u dorëzua një kërkesë divorci, e cila përmban atë që ju përmenda. Ajo ishte përballur me një problem të ngjashëm në të kaluarën, pasi kishte vizituar një astrolog dhe u desh një vit për ta bindur se asnjë nga ato që i kishin thënë yjet nuk ishte e vërtetë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: