Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare nga orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të karakterit lokal në orët e mesditës deri pasdite me kryesisht përgjatë relieveve malore në jug e lindje të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Ndërkohë temperaturat pritet të shënojnë vlerat deri në 34 gradë celcius në Tiranë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Versus.al

