MAGAZINË /

Temperatura deri në 40 gardë/ ‘Ferri mbi tokë këtë javë’, meteorologia Lajda Porja: Bëni kujdes gjatë orëve të pikut!

Gjithashtu, meteorologia apelon për kujdes të veçantë gjatë orëve të pikut, nga ora 10:00 deri në 14:00, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët.

Shkruar nga Versus
Temperatura deri në 40 gardë/ ‘Ferri mbi tokë
Foto ilustruese

Java e fundit e qershorit pritet të jetë ndër më të nxehtat e muajit, sipas meteorologes Lajda Porja, e cila paralajmëron një valë të nxehti afrikan që do të përfshijë të gjithë vendin.

Porja deklaroi se temperaturat do të fillojnë të rriten ndjeshëm duke nisur nga e marta, ndërsa kulmi i të nxehtit pritet të jetë të enjten dhe të premten, kur termometri do të arrijë deri në 40 gradë, veçanërisht në qarqet e Elbasanit dhe Fierit.

Gjithashtu, meteorologia apelon për kujdes të veçantë gjatë orëve të pikut, nga ora 10:00 deri në 14:00, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët.

 “Kjo javë do të jetë shumë e nxehtë dhe temperaturat pritet të rriten në 34 deri në 35 gradë. Nesër fillon deportimi i masava afrikane të cilat do depërtojnë në gadishullin e ballkanit dhe Shqipërinë duke sjellur temperatura mjaft të larta.

Gjatë gjithë javës moti do të jetë mot i kthellët duke përjashtuar të premten ku veriu do të ketë edhe rrebeshe shiu dhe pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Temperatura do të rriten që nga dita e martë e deri në fundjavë.

Ditët më të nxehta do të jenë ditët e enjte dhe e premte dhe temperaturat do të shënojnë 40 gradë celcius kryesisht në qarkun e Elbasanit, Fierit. Në orën e pikut duhet të kenë kujdes të moshuarit dhe fëmijët nga ora 10 deri në 14. Të shtunën dhe të dielën mund të ketë një rënie të temperaturave e lehtë por megjithatë do jetë një fundjavë e nxehtë”, tha Porja.

Poll