MAGAZINË /

Temperatura deri në -5 gradë dhe reshje dëbore, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 24 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Temperatura deri në -5 gradë dhe reshje dëbore, si parashikohet

Gjatë paradites së sotme, i gjithë territori i vendit do të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut dhe të dëborës.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve duke ri-sjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë vendin duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi përmanent Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: