Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët si dhe vranësira mesatare kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në lindje e juglindje të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Temperaturat do të snënojnë pikun në Elbasan me 35 gradë celcius duke e bërë kështu ditën më të nxehtë deri më tani në këtë sezon veror që sapo ka nisur.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/s duke shkaktuar në det valëzim 1-2 ballë. Versus.al







