MAGAZINË /

Temperatura të larta në gjithë vendin, pasditja sjell reshje të dobëta shiu në këto zona

Parashikimi i motit, 10 qershor.

Shkruar nga Versus

Temperatura të larta në gjithë vendin, pasditja sjell reshje

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell në pothuajse të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës. Në lindje nuk do të mungojnë kalime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve gjatë pasdites.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë celcius. 

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era në pjesën e parë të ditës fiton shpejtësi 7-15m/s, ndërsa pas mesditës me shpejtësi deri 9m/s. Versus.al

 

 

Poll