
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Në Tiranë, Berat, Elbasan dhe Fier temperaturat pritet të shënojnë deri në 23 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al
