MAGAZINË /

Temperaturat më të larta priten në këto 2 qytete! Si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 20 mars.

Shkruar nga Versus

Temperaturat më të larta priten në këto 2 qytete! Si

Parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore.

Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. Versus.al

Poll