MAGAZINË /

Tensione pas finales së BBVK, prishet miqësia mes Olta Gixharit dhe Leonora Jakupit! Çfarë ndodhi mes këngëtares dhe aktores?

Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari shkaktojnë tension pas finales së Big Brother VIP Kosova 4, duke fshirë njëra-tjetrën nga Instagrami.

Shkruar nga Versus
Tensione pas finales së BBVK, prishet miqësia mes Olta Gixharit dhe
Leonora Jakupi/ Olta Gixhari

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova mbylli spektaklin të premten, por dramat nuk kanë përfunduar pas kamerave.

Dy opinionistet e panelit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, kanë treguar një tension të hapur përmes rrjeteve sociale, duke fshirë njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram.

Në fillim të sezonit, dyshja dukej e pandashme dhe shpesh shfaqej bashkë në hotele, duke krijuar idenë e një miqësie të fortë. Por me kalimin e javëve, tensioni i fshehur u bë i dukshëm për shikuesit më të vëmendshëm.

Ky “unfollow” i dyanshëm sinjalizon për mospajtime të fshehta dhe një “luftë të ftohtë” që dy opinionistet duket se po e menaxhojnë larg syrit të publikut. Për Olta Gixharin, situata nuk është e panjohur, pasi edhe në edicionin e tretë kishte pasur konflikte të ngjashme me kolegë të panelit.

Mbetet për t’u parë nëse ndonjëra prej vajzave do të flasë publikisht dhe do të zbulojë arsyet e vërteta të tensionit që nisi nga miqësia e fillimit të sezonit./Versus.al

Poll