MAGAZINË /

Testamenti i Pippo Baudos: Sekretarja e tij merr një pjesë të madhe të pasurisë

Sipas Il Messaggero, testamenti përmbante një surprizë: një pjesë e konsiderueshme e pasurisë është menduar edhe për Dina Minna-n, asistente e Baudo-s prej shumë kohësh, pothuajse e barabartë me pjesën e destinuar për fëmijët e tij Tiziana dhe Alessandro Baudo.

Shkruar nga Versus

Testamenti i Pippo Baudos: Sekretarja e tij merr një pjesë të

Testamenti i Pippo Baudo-s, prezantuesit të famshëm televiziv që ndërroi jetë më 16 gusht në Campus Biomedico të Romës, u hap dje.

Sipas Il Messaggero, testamenti përmbante një surprizë: një pjesë e konsiderueshme e pasurisë është menduar edhe për Dina Minna-n, asistente e Baudo-s prej shumë kohësh, pothuajse e barabartë me pjesën e destinuar për fëmijët e tij Tiziana dhe Alessandro Baudo.

Kjo është një njohje për rolin që ajo ka pasur në jetën e prezantuesit: nga një asistente e thjeshtë, ajo u bë pjesë e familjes, duke u kujdesur për ikonën e televizionit italian deri në ditët e fundit dhe duke ndjekur nga afër edhe funeralin.

Testamenti i Pippo Baudos: Sekretarja e tij merr një pjesë të
Dina Minna në funeralin e Pippo Baudos

Pasuria totale e Baudos vlerësohet rreth 10 milionë euro.

Përveç honorareve televizive përfshirë 13 Festivalet e Sanremos që ai ka drejtuar në testament përfshihen të drejtat e imazhit, kontratat reklamuese, aktivitetet e biznesit në Sicili dhe pronat e shumta në Romë, Fiano Romano, Noto dhe Sirakuzë, me një vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Nuk përjashtohet mundësia që Baudo të ketë dhuruat një pjesë të pasurisë së tij për bamirësi, në përputhje me bujarinë dhe diskrecionin që e karakterizuan gjatë gjithë jetës së tij./ Versus.al

Poll