MAGAZINË /

Transformohet gazetari shqiptar, ishte bullizuar gjithë jetën për pamjen e jashtme

Labinot Azemi ka rrëfyer sfidat e tij kundër bullizimit me të cilin është përballur që fëmijë, edhe për disa media të Tiranës dhe rrëfimat e tij kanë qenë të tjera dhe kanë prekur publikun mbarëshqiptar. 

Shkruar nga Versus

Transformohet gazetari shqiptar, ishte bullizuar gjithë jetën për

Historia e gazetarit Labinot Azemi nuk është e panjohur për publikun, sidomos në Kosovë, por ndryshimi i tij i fundit ka qenë spektakolar.

I njohur në vite si një gazetar i bullizuar për aspektin e tij estetik, pasi Azemi kishte lindur me nje defekt në buzë e hundë, ai ja kishte dalë që pavarësisht “fjalëve të botës” të mbaronte studimet për gazetari dhe të kishte biles dhe një hapësirë televizive në një media të Kosovës, ku ka shpesh histori sociale antibullizuese. Azemi ka rrëfyer sfidat e tij kundër bullizimit me të cilin është përballur që fëmijë, edhe për disa media të Tiranës dhe rrëfimat e tij kanë qenë të tjera dhe kanë prekur publikun mbarëshqiptar. 

Por Labinot Azemi këtë fillim gushti ka bërë një hap më tej në jetën e tij.

Transformohet gazetari shqiptar, ishte bullizuar gjithë jetën për

Pas një ndërhyrje esteëtike të kryer në një ndër klinikat e njohura të Tiranës, ai ka patur kurajon që të pohojë ndryshimin e plotë dhe përmirësimin e dukshëm të imazhit të tij. Sezoni i ri televiziv në shtator duket se do ta gjejë Labinot Azemin, jo vetëm si gazetarin activist antibullizëm, por si një prej imazheve të këndshme mashkullore në ekran.

 

 

Poll