
Festimet e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez filluan zyrtarisht me një darkë pritjeje në Venecia të enjten në mbrëmje, më 26 qershor, në një vend privat pranë kishës Madonna dell'Orto.
Çifti do të martohet gjatë fundjavës në një ceremoni që ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën.
Për këtë rast, Lauren Sanchez mbante veshur një fustan të artë të markës 'Schiaparelli', ndërsa Jeff Bezos një kostum klasik të zi dhe një këmishë të bardhë.
Çifti u fotografua duke dalë nga hoteli Aman, me Bezos që ndihmonte gruan e tij të ardhshme të hipte në varkë.
Të ftuarit mbërritën prej rreth 30 anijesh veneciane, nën masa të shtuara sigurie.
Policia patrulloi lagunën me motorë uji, ndërsa një kanal u bllokua plotësisht për transportin e sigurt të të ftuarve.
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez ishin ndër të fundit që mbërritën, nën një kordon të ngushtë policor dhe shkëmbyen një puthje pak para se të zbrisnin.
Lista e të ftuarve përfshinte Tom Brady, Orlando Bloom, Leonardo DiCaprio, Kim Kardashian, Kendall, Kylie dhe Kris Jenner, Khloe Kardashian, Oprah Winfrey me Gayle King, si dhe stilistin e modës Tommy Hilfiger me gruan e tij, Dee.
Newly single Orlando Bloom and Tom Brady have arrived in Venice for Jeff Bezos and Lauren Sanchez's wedding ???????? ????: BACKGRID pic.twitter.com/db3YRT1HRk
— Page Six (@PageSix) June 26, 2025
Jeff Bezos and Lauren Sánchez’s A-list wedding guests flee after heavy thunderstorm ruins welcome party https://t.co/ZvSPhPrwaa pic.twitter.com/CUImXM8lZI
— Page Six (@PageSix) June 27, 2025
Darka e qetë, dekorimi dhe... menyja
Atmosfera, sipas burimeve, u përshkrua si "çuditërisht e qetë" pavarësisht zhvendosjes së të ftuarve.
Vendi ishte dekoruar me aranzhime lulesh në nuanca të bardha dhe vjollcë dhe një piano ishte vendosur në sallë për shoqërim muzikor. Menuja ishte frymëzuar nga kuzhina italiane.
Çifti zgjodhi të mos pranonte dhurata në dasmën e tyre, por në vend të kësaj u kërkoi të ftuarve në ftesë të dhuronin për bamirësi në Venecia.
Në të njëjtën kohë, 80% e furnizimeve të dasmës vijnë nga prodhues vendas. Çifti dhe disa nga të ftuarit po qëndrojnë në hotelin Aman, ku George dhe Amal Clooney u martuan gjithashtu në vitin 2014.
Jeff Bezos & Lauren Sanchez’s wedding invite unveiled by ABC News:
— Pop Crave (@PopCrave) June 24, 2025
“Please, no gifts” pic.twitter.com/Gwaaqyd4f0
Pas reagimeve nga banorët venecianë për shkak të interesit global që tërhoqi eventi i dasmës, kryetari i bashkisë së Venedikut, Luigi Brugnaro, lëshoi një deklaratë zyrtare duke siguruar se "thashethemet për keqfunksionime ose teprime janë të pavërteta" dhe se "organizatorët po punojnë ngushtë me autoritetet lokale për të respektuar plotësisht ekuilibrin e qytetit".
Ceremonia e dasmës pritet të zhvillohet gjatë fundjavës, ndërsa detajet e programit të saktë nuk janë njoftuar ende./Versus.al







