AKTUALITET /

Nxorri videon e atentatorëve të ish-prokurorit që vranë shoferin, Valteri: E bëra që të fitoja pikë si deputet! Ramazan Rraja më telefonoi

Shkruar nga Versus

Nxorri videon e atentatorëve të ish-prokurorit që vranë

Ish-deputeti i PD Halit Valteri i cili tashmë ka kaluar në anën e PS ka dëshmuar në seancën gjyqësore që po mbahet në GJKKO kundër Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ai tregoi sesi babai i shoferit të Ndojës, Andi Maloku që mbeti i vrarë i dorëzoi video të personave për të cilët dyshonte se i kishin vrarë djalin. Ndërsa zbuloi se më vonë Ramazan Rraja e kishte telefonuar për t’i kërkuar llogari përse u kishe përmendur emrat në Kuvend, Valteri tha se e kishte përdorur ngjarjen e rëndë për të fituar pikë si deputet i opzozitës.

Nga ana tjetër, avokati i Plarent Dervishajt hodhi dyshime se kjo ishte ngjarje e stisur mes Valterit dhe Ndojës dhe kërkoi që SPAK të marrë në administrim bisedat mes tyre, kërkesë që u pranua nga prokurorët e posaçëm.

Seanca gjyësore:

Halit Valteri: Genci Malokun e kam njohur pak ditë pasi djali i tij ndërroi jetë. Erdhi mu prezantua dhe me tha më kane vrarë djalin dhe me tha kam videot të atyre që ma kanë vrare. Kam bere interperlance me ministrin e Brendshëm te asaj kohe, Sander Lleshaj. Me ka dhene nje tablet ku duken dy persona nje me kapele dhe nje pa kapele dhe ai pretendonte keto me kane vrare djalin. Ai me tha nese flet ne Parlament kjo ngjarje do te zbardhet. Kam permendur disa emra dhe oficeresh policie me ca me ka thene Genci Maloku. Kam folur ne parlament ne emer te Genci Malokut. Pas parlamentit me ka telefonuar Ramazan Rraja, e njoh prej kohesh nuk më ka kërcenuar me ka thënë pse na ke përmendur emrat. Pse ke permendur emrin e Lentit? Ramazan Rraja më ka telefonuar në telefon ne whats up. E kam shfrytezuar këtë ceshtje politikisht për të marrë kredencialet e mia politike si deputet i opozitës

Avokati i Dervishajt: Veprimi i Valterit i stisur nga Arjan Ndoja. Do doja te administroheshin bisedat mes Halit Valterit dhe Arjan Ndojës. E gjithë historia e stisur nga Arjan Ndoja dhe Sander Lleshajt.

Prokurori pranon që këto biseda të merren në administrim. Gjykata do të vendose me pas. Versus.al

Poll