AKTUALITET /

Xhaxhai i shoferit të vrarë: Plaurent Dervishaj kërcënoi babain e Andi Malokut! Ja si ndodhi ngjarja

Në dëshminë e tij Maloku është shprehur se Andi kishte tre muaj që punonte si shofer të ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Shkruar nga Versus
Xhaxhai i shoferit të vrarë: Plaurent  Dervishaj kërcënoi
Plaurent Dervishi, Julian Meçe

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në GJKKO ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka dhënë dëshminë e tij dhe Bashkim Maloku, djali i xhaxhait të Andi Malokut të vrarë gjatë atentatit.

Në dëshminë e tij Maloku është shprehur se Andi kishte tre muaj që punonte si shofer të ish-prokurorit Arjan Ndoja. Maloku shton se ka njohje me Plaurent Dervishaj dhe se ky i fundit kishte marrë në telefon të atin e viktimës duke e kërcënuar që të mos merret me ngjarjen.

'Andi Maloku është nipi im. Çuni, çuni te xhaxhait. Kishte dy tre muaj që punonte shofer tek Arjan Ndoja. Nuk di asgjë me moren telefon që e kanë plagosur dhe kemi shkuar në spital. Kam komunikuar me te plagosurin e pyeta si ndodhi. Më tha kam parë një femër që quhet Lusi, e cila ka lëvizur disa herë ke lokali. Na kanë ardhur 3 persona nga Nikla, dy javë pas ngjarjes. Një me mbiemër Rraja dhe na thanë që nuk kemi gisht.' është shprehur Bashkim Maloku duke shtuar:

Kam njohje me Plaurent Dervishajn. E njoh prej shumë kohësh. I ati i Andi Malokut më ka thënë që më ka marre Plaurent Dervishi dhe më ka thënë jam Plaurent Dervishi, mos u merr më me këtë punë./Versus.al

Poll