Çfarë do të gjeni në brendësi
*Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Plarent Dervishaj e Julian Meçe, ish-anëtarëve të bandës së Durrësit të cilët akuzohen për një attentat ndaj ish-prokuorit Arjan Ndoja, më 1 nëntor të 2019-ës, ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. *Në seancë ishte i pranishëm edhe Arjan Ndoja i cili tha se kërkonte të dinte arsyen për atentatin duke pretenduar se nuk kishte patur asnjë problematikë. Të pandehurit e pyetën për letrat anonime që i kishin shkuar për ndërhyrjet e tij si prokuror. *Ndoja mohoi që të kishte patur shënime të ndonjë procedimi. Ndërsa zbuloi se ai i kishte shkruajtur letër Basir Meçes, të atit të Julian Meçes duke i kërkuar që ta çonte jashtë shtetit djalin e tij me pretendimin se dyshonte për një intrigë. *Pjesë e seancës u bënë edhe emrat e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendësit të tij asokohe Erion Braçe të cilët i kishin përmendur emrin Ndojës për pasurinë e paligjshme dhe lidhjet me krimin e organizuar. Plarent Dervishaj në një moment pyeti me ironi Ndojën se mos mendonte se Erion Braçe kishte urdhëruar vrasjen e tij. *Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe ish-deputeti Halit Valteri i cili asokohe nxorri videon ku pretendohej se ishin dy autorët e atentatit ku u vra shoferi Andi Maloku dhe u plagos Arjan Ndoja. Valteri tha se më vonë Ramazan Rraja e kishte telefonuar për t’i kërkuar llogari, jo për ta kërcënuar. Ndërsa shtoi se denoncimin e bëri për të fituar pikë si deputet i opozitës asokohe.
"Trafikantëve u ke qethur l*sht", Meçe përplaset me ish-prokurorin! Ndoja: Babait tënd i shkrova që të largonte jashtë shtetit

Pas Plarent Dervishajt, Ish-prokurori Arjan Ndoja është përplasur edhe me të dyshuarin tjetër për atentatin ndaj tij, Julian Meçen për një letër këshilluese që i kishte dërguar babait të këtijtë fundit.
Teksa Meçe e pyeti nëse ua kishte dorëzuar organeve të drejtësisë letrat anonime që i kishin shkuar që prej se kishte nisur punë, ish-prokurori Ndoja u përgjigj që jo. Ndërsa debatet vijuan në sallë me Meçen i cili e akuzoi se nuk kishte marrë asnjë veprim ndaj trafikantëve për të kryer detyrën e tij si prokuror.
Pjesë nga përplasja:
Avokati Isuf Shehu, mbrojtësi I Julian Meçaj: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçes?
Ndoja: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk I jam debitor askujt, I thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk I meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, s eke. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga.
-Letra anonime poshtë derës, pas ngjarjes. Dyshohet se ti si prokuror, ke ndërhyrë në një çështje ligjore.
Ndoja: Te letra që më erdhi nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi. As nuk dihet kush e solli atë letër. E mendova thirra Basirin, ia tregova se çfarë mendoja.
Julian Meçaj–Arjan Ndojës:
-Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?
-Ndoja: Jo.
-Meçe: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?
Gjykata e refuzon pyetjen.
Debate në sallën e gjyqit. Julian Meçaj, ish- prokurorit:
-Katolikët e Shkodrës deri te katolikët e Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht.
SPAK: Në vitin 2019, cili ka qenë pozicioni juaj?
Ndoja: Prokuror. Versus.al
Nxorri videon e atentatorëve të ish-prokurorit që vranë shoferin, Valteri: E bëra që të fitoja pikë si deputet! Ramazan Rraja më telefonoi
Ish-deputeti i PD Halit Valteri i cili tashmë ka kaluar në anën e PS ka dëshmuar në seancën gjyqësore që po mbahet në GJKKO kundër Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ai tregoi sesi babai i shoferit të Ndojës, Andi Maloku që mbeti i vrarë i dorëzoi video të personave për të cilët dyshonte se i kishin vrarë djalin. Ndërsa zbuloi se më vonë Ramazan Rraja e kishte telefonuar për t’i kërkuar llogari përse u kishe përmendur emrat në Kuvend, Valteri tha se e kishte përdorur ngjarjen e rëndë për të fituar pikë si deputet i opzozitës.
Nga ana tjetër, avokati i Plarent Dervishajt hodhi dyshime se kjo ishte ngjarje e stisur mes Valterit dhe Ndojës dhe kërkoi që SPAK të marrë në administrim bisedat mes tyre, kërkesë që u pranua nga prokurorët e posaçëm.
Seanca gjyësore:
Halit Valteri: Genci Malokun e kam njohur pak ditë pasi djali i tij ndërroi jetë. Erdhi mu prezantua dhe me tha më kane vrarë djalin dhe me tha kam videot të atyre që ma kanë vrare. Kam bere interperlance me ministrin e Brendshëm te asaj kohe, Sander Lleshaj. Me ka dhene nje tablet ku duken dy persona nje me kapele dhe nje pa kapele dhe ai pretendonte keto me kane vrare djalin. Ai me tha nese flet ne Parlament kjo ngjarje do te zbardhet. Kam permendur disa emra dhe oficeresh policie me ca me ka thene Genci Maloku. Kam folur ne parlament ne emer te Genci Malokut. Pas parlamentit me ka telefonuar Ramazan Rraja, e njoh prej kohesh nuk më ka kërcenuar me ka thënë pse na ke përmendur emrat. Pse ke permendur emrin e Lentit? Ramazan Rraja më ka telefonuar në telefon ne whats up. E kam shfrytezuar këtë ceshtje politikisht për të marrë kredencialet e mia politike si deputet i opozitës
Avokati i Dervishajt: Veprimi i Valterit i stisur nga Arjan Ndoja. Do doja te administroheshin bisedat mes Halit Valterit dhe Arjan Ndojës. E gjithë historia e stisur nga Arjan Ndoja dhe Sander Lleshajt.
Prokurori pranon që këto biseda të merren në administrim. Gjykata do të vendose me pas. Versus.al
Xhaxhai i shoferit të vrarë: Plaurent Dervishaj kërcënoi babain e Andi Malokut! Ja si ndodhi ngjarja

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në GJKKO ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka dhënë dëshminë e tij dhe Bashkim Maloku, djali i xhaxhait të Andi Malokut të vrarë gjatë atentatit.
Në dëshminë e tij Maloku është shprehur se Andi kishte tre muaj që punonte si shofer të ish-prokurorit Arjan Ndoja. Maloku shton se ka njohje me Plaurent Dervishaj dhe se ky i fundit kishte marrë në telefon të atin e viktimës duke e kërcënuar që të mos merret me ngjarjen.
'Andi Maloku është nipi im. Çuni, çuni te xhaxhait. Kishte dy tre muaj që punonte shofer tek Arjan Ndoja. Nuk di asgjë me moren telefon që e kanë plagosur dhe kemi shkuar në spital. Kam komunikuar me te plagosurin e pyeta si ndodhi. Më tha kam parë një femër që quhet Lusi, e cila ka lëvizur disa herë ke lokali. Na kanë ardhur 3 persona nga Nikla, dy javë pas ngjarjes. Një me mbiemër Rraja dhe na thanë që nuk kemi gisht.' është shprehur Bashkim Maloku duke shtuar:
Kam njohje me Plaurent Dervishajn. E njoh prej shumë kohësh. I ati i Andi Malokut më ka thënë që më ka marre Plaurent Dervishi dhe më ka thënë jam Plaurent Dervishi, mos u merr më me këtë punë./Versus.al
“Konflikti me Ramën dhe zv.kryeministrin”, Dervishaj-Ndojës për atentatin ndaj tij: Se mos më ka porositur Braçja?

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në GJKKO ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ky i fundit ka dhënë disa detaje të tjera për dyshimet që ka patur.
Dervishaj tha se nëse do të kishte patur konflikt me Ndojën nuk do ta kishte falur. Ndërsa Ndoja tha se kishte dyshime se e gjithë ngjarja ishte intrigë nga persona të tjerë për ta futur atë në konflikt me Dervishajn e Meçen dhe këta të fundit të arrestoheshin.
Mes të tjerash Dervishaj e pyeti Ndojën nëse kishte dëgjuar nga dikush se ai e kishte porositur atentatin dhe mes të tjerash përmendi edhe emrin e Erion Braçes, asokohe zv.kryeministër i cili e akuzonte prokurorin Ndoja për lidhje me bandat kriminale.
Pjesë nga seanca gjyqësore:
Dervishaj: A mendon që ti të kesh gisht ke atentati im ta fal unë ty? Që ndodhi 4 muaj para tëndit. Jo ti po kushdo qofsh mendon qe ta fal unë ty?
Arjan Ndoja: Dyshoj se dikush më ka futur në konflikt mua dhe personat e tjerë. Ai qe ka bërë këtë gjë ka dashur të beje emër dhe të pastrojë territorin. U godit prokurori, jo Arjan Ndoja se une ja ku jam sot. Me Genc Malokun dhe Pëllumb Muharremin kam komunikuar pas ngjarjes. Malokun vazhdoj e takoj.
Ndoja: Kam takuar babain e Julian Meces. Më ka ardhur nje leter që ishte Julian Meçe. S’të kam bërë gjë. I kam thënë largoje djalin se ato që e kanë bere herën e parë do ta vrasin djalin. Se kjo është intrigë e dikujt. Një djalë ke merre largoje. Djali jot i kam thënë është ushtar.
Raporti me Pëllumb Muharremin:
Ndoja: E kam njohur në vitin 2005 kam qenë avokat ishte plagos me thikë ky shtetas. Marrëdhëniet i kam pasur të vazhdueshme deri para 5 vitesh kur ndodhi ngjarja.
Avokati Dervishajt: Është gjetur një dosje hetimore e pronave në Hamallaj e vjedhur në postën e Durrësit në makinën tuaj në bagazhin e mjetit. Çështje penale për falsifikimin e pronave. Cfarë dijenie keni?
Ndoja: Dosja ne makine nuk ishte e imja, por e një avokati që i kisha shitur makinën që kisha tip Tiguan. Nuk është dosje e vjedhur dhe nuk më perket mua.
Plaurent Dervishaj: Tha që nuk ka pasur konflikt mua. Permende vetëm konfliktin me kryeministrin dhe zv.kryeministrin. A ke dëgjuar nga dikush që porositesi jam unë? The që kam pas konflikt me Erion Bracen? A e ke atentatin politik apo personal? Se mos më ka porositur Erion Braçe?
Më 3 tetor të 2019-ës, nga salla e Kuvendit Rama foli për pasurinë e ish-prokurorit duke ngritur dyshimet sesi ende nuk është vënë nën hetim dhe jo thjesht vetting për pushim nga puna. Ai nuk përmendi emrin, por ditë më pas zëvendësi i tij Erion Braçe doli duke përmendur edhe emrin e Ndojës dhe duke e akuzuar këtë të fundit si të lidhur me banda kriminale. Versus.al
“Kujt i kam borxh?”, Arjan Ndoja për atentatin që iu bë në 2019-ën: Plarentin e kam takuar një herë, Meçen s’e njoh

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku po dëshmoi lidhur me atentatin që u bë ndaj tij në mbikalimin e Shkozetit në 2019-ën. Për ngjarjen, janë të pandehur Plaurent Dervishaj i dyshuar si porositës dhe Julian Meçe i dyshuar si autor.
Të dy ish-anëtarët e bandës së Durrësit u ekstraduan nga Dubai dhe aktualisht po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre. Arjan Ndoja tha se nuk kishte patur konflikte me autorët e dyshuar dhe se donte të dinte arsyen përse i ishte bërë atentat.
Dëshmia e Arjan Ndojës:
Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë në Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një mercedes benz në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qendruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë.
Pëevec ngjarjes 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës ku kanë reaguar zv kryeministri etj, s’kam pasur tjetër problem. Ditën e atentatit kam dal si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës, direlt më zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola pas një telefonate te restoranr Koral për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muhareemi, pasi e kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba. Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysmë 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë e parkuar para lokalit, e dukshme.
Drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në vendin e parë dhe pas Pëllumb Muharremi. Në dalje të lokalit ka pasur persona, ne kemi qenë 4 veta duke bërë muhabet, kalonin njerëz por nuk me ka ngel ndonjë ne mendje nga ata që kalonin aty. Nga ura Dajlanit, kemi ik në mbikalim, kemi vazhduar rrugën, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe ka qëlluar në distancë. Nuk kemi arritur ta shohim makinën. Të shtënat kanë qenë të diferëncuara, me plumb tek dhe jo vetëm, por jo në breshëri. Kanë qenë dy armë. Vetëm në sediljen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda.
Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me cuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plag. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëvë në atë kohë.
Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizimisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meçes e njoh kam respekt por Julianin nuk e njoh.
Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si cudi, por unë s’kam pasur asnjë problematikë, asnjë shkak të besoj që dikush do më bente atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur. Versus.al







