MAGAZINË /

Tre ditë pa asnjë shenjë nga biznesmeni që u zhduk në det, aktorja e njohur turke: Lutemi për një mrekulli

Autoritetet turke konfirmojnë se varka e tij, “Graywolf of Yukai”, u gjet pjesërisht e zhytur në det, por nga Yukay nuk ka asnjë gjurmë.

Shkruar nga Versus
Tre ditë pa asnjë shenjë nga biznesmeni që u zhduk në
Seda Bakan, Halit Yukay/ Pamje nga varka e gjetur

Prej tre ditësh nuk ka asnjë kontakt me biznesmenin turk Halit Yukay, i cili u nis me varkën e tij nga Yalova drejt Bozcaadas më 4 gusht.

Autoritetet turke konfirmojnë se varka e tij, “Graywolf of Yukai”, u gjet pjesërisht e zhytur në det, por nga Yukay nuk ka asnjë gjurmë.

Tre ditë pa asnjë shenjë nga biznesmeni që u zhduk në
Mbetjet nga jahti

Roja Bregdetare turke, në bashkëpunim me një helikopter, zhytës profesionistë dhe disa anije kërkimi, po zhvillojnë operacione intensive për ta gjetur, por deri më tani pa rezultat. Alarmi u dha nga familjarët e tij, të cilët humbën kontaktin me 43-vjeçarin dhe njoftuan autoritetet. Në orën 14:30 të së martës, një ekuipazh anije tregtare njoftoi për rrënojat e një anijeje në det – që rezultoi të ishte pikërisht ajo e Yukay-t.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa aktorja e njohur turke Seda Bakan, mikeshë e afërt e tij, ka reaguar në rrjete sociale. Ajo ka ndarë një foto me Yukay-n në Instagram, shoqëruar me mesazhin: “Lutemi për një mrekulli”.

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themelues i kompanisë së njohur turke të ndërtimit të jahteve luksoze, Mazu Yachts. Karrierën e nisi si ndërtues anijesh dhe arriti ta realizojë ëndrrën e tij në vitin 2011, kur krijoi kompaninë që sot është e njohur për dizajnet dhe teknologjitë moderne që përdor në industrinë detare turke./Versus.al

Tre ditë pa asnjë shenjë nga biznesmeni që u zhduk në
Postimi i Seda Bakan

 

 

Poll