MAGAZINË /

U la në baltë nga kolegu, reagon sopranoja Eva Golemi: Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë...

Artisja shprehet se ndodhet në gjendje të mirë, edhe pse mjekët i kanë rekomanduar dhjetë ditë pushim.

Shkruar nga Versus
U la në baltë nga kolegu, reagon sopranoja Eva Golemi:  Ngjarja mund
Eva Golemi

Sopranoja e njohur Eva Golemi ka reaguar pas incidentit që ndodhi gjatë premierës së operës “La Traviata”, mbrëmjen e 26 shtatorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në skenën e fundit, ku personazhi i Violetës bie në krahët e Alfredos, tenori meksikan Mario Rojas nuk arriti ta realizonte momentin e parashikuar, duke qëndruar disa metra larg saj. Për pasojë, Golemi u rrëzua në skenë dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.

Artisja konfirmoi për “Top Channel” se ndodhet në gjendje të mirë, edhe pse mjekët i kanë rekomanduar dhjetë ditë pushim. 

"Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan.

Incidenti pritet të ndikojë edhe në natën finale të shfaqjes më 29 shtator, ku Golemi ishte planifikuar të interpretonte sërish rolin kryesor. TKOB do të bëjë të ditur emrin e sopranos që do ta zëvendësojë.

Prej afro tri dekadash, Eva Golemi mban statusin e sopranos së parë të TKOB, duke sjellë qindra role për publikun shqiptar. Personazhi i Violetës në “La Traviata” ka qenë ndër më të dashurit për të, të cilin e ka interpretuar mbi 70 herë në skenë.

 

Tags:

eva golemi

Poll