MAGAZINË /

VIDEO/ Incidenti i rëndë në TOB, momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Incidenti i rëndë në TOB, momenti kur tenori meksikan

Një incident i papritur tronditi mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, kur sopranoja e njohur Eva Golemi rrëzohet në skenën finale.

Rënia ndodhi gjatë momentit dramatik kur personazhi i Violetës vdes në krahët e Alfredos. Sipas pamjeve, sopranoja humbi ekuilibrin pasi tenori meksikan Mario Rojas nuk reagoi në kohë gjatë skenës.

Pas incidentit, stafi i teatrit thirri menjëherë ambulancën, dhe Eva Golemi u dërgua në spital për kontrolle të detajuara. Mjekët rekomanduan pushim, dhe për këtë arsye sopranoja nuk do të interpretojë në shfaqjen e së hënës, ndërsa roli i Violetës do të interpretohet nga një soprano tjetër.

Eva Golemi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar para se të kthehet në skenë.

“La Traviata” mbetet një nga operat më të njohura në botë, dhe personazhi i Violetës është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizana franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i ri, autori i romanit të famshëm La Dame aux camélias.

 

 

Poll