MAGAZINË /

U nda nga ish-banorja me anë të një letre, Indri eleminohet nga Ferma VIP

Shkruar nga Versus

U nda nga ish-banorja me anë të një letre, Indri eleminohet nga

Aktori Indri Shiroka është larguar përfundimisht nga Ferma Vip 3. Aktori doli banori më pak i preferuar nga publiku, së bashku me Klevisën dhe Kostanën. Ata u përballën në një sfidë, ku Kostana arriti ta fitonte, duke i shpëtuar televotimit.

Pas televotimit mes Indrit dhe Klevisës, aktori u eleminua për shkak të numrit më të ulët të votave nga publiku. 

Një debat i ashpër ndodhi gjate mbremjes mes Indrit dhe Sarës dhe shkak për këtë u bë letra që aktori i bëri Vanesës, ku i kërkoj ndarjen. Për Sarën, e cila krijoi një shoqëri shumë të afërt me Vanesën, një veprim i tillë është i papranueshëm. Sipas saj, ndarjen Indri ta bënte kur të dilte jashtë, jo nga televizori.

Ndërsa dëgjoi edhe komentet që Sara kishte bërë gjatë javës me fermerët e tjerë, Indri i tha: “Je komplet falso. Të njoh shumë mirë. Nuk kam më energji oj Sara se kam gjithë javën që të duroj ty dhe gjithë të tjerët”.

Sara iu përgjigj me ironi akuzave të Indrit.

“Je naiv, i vogël, ne të kemi bullizuar. Të kërkojmë falje. Ti sapo ke kaluar publertetin dhe nuk i di këto gjëra.Ti lëndon njerëzit, vetëm për të qëndruar këtu”, tha Sara.

Por çfarë mendojnë fermerët e tjerë?

“Unë e çmoj sinqeritetin, kurdo që ndodh”, tha Kostana.

“Nuk besoj se Indri e bën për lojë. Nuk e prisja që ditët që ne kemi fol, ky ka shkruajtur letrën. Është zgjidhja e vet, nuk e gjykoj”, u shpreh Visi. Versus.al

Poll