Një rrëfim i fortë dhe thellësisht emocional është bërë publik për herë të parë nga Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, i cili ka zbuluar historinë e tij të jetës, një histori e mbushur me dhimbje, mungesë, keqkuptime dhe një të vërtetë që ka dalë në dritë vetëm pas 34 vitesh.
Ai ka rrëfyer për emisionin Off the Record në A2CNN se si është njohur me prindërit e tij biologjik.
“Më e dhimbshmja është se babai nuk e dinte se unë ekzistoja,” është shprehur Muharremi.
Ai shtoi se sinjalet që ai kishte një fëmijë i kishte marrë nga komshinjtë.
Ai kishte filluar kërkimet dhe më pas kishte pyetur nënën e tij e cila i kishte treguar për të mos ta mbajtur si breng.
Në vijim, ai zbuloi edhe sfondin dramatik të ndarjes së prindërve:
Babai i tij ishte detyruar të udhëtonte drejt Greqisë për të marrë vizën amerikane, në një kohë kur nuk kishte ambasadë në Tiranë. Largësia, mungesa e komunikimit e ëma e tij mendonte se e kishte braktisur. Ajo nisi një histori të re, nën presionin e opinionit.
Kur babai u kthye, i kishin thënë: “Fëmijën e kemi humbur.”, shtoi Muharremi.
Dhe kështu, ai vazhdoi jetën e tij, pa e ditur kurrë se djali i tij ishte gjallë.
''Nëna kishte 15 vite që më ndiqte e dinte se kush isha e dinte jetën time por nuk kishte guximin të përballej me mua për shkak të historisë. Më e dhimbshme në këtë histori është se babai nuk e dinte se une ekzistoja. Unë jam djali i Albert Kikës, babai im vjen nga një familje shumë e rëndësishme e Tiranës. Dhe është një familje që nuk i kanë munguar mundësitë. Babai im ka rritur dy fëmijë të tjerë jo biologjik të bashkëshortes së tij po i ka rritur si fëmijët e tij dhe them si është jeta.
Pa paragjykime, të detyrohet që babai i jot të rrisi dy fëmijë të tij të cilët nuk janë biologjik ndërsa fëmija i tij është në jetimore që rritet nga të tjerë. Kemi dy paralelizma por po ta shikosh janë të ngjashëm.
Babai im e ka ditur gjithmonë si një fëmijë të dështuar. Nga informacionet që i kishin ardhur nga komshitë e kishin vendosur në dyshim. Babai ka filluar kërkimet dhe ka folur me mamanë time se nëse është e vërtetë ta tregojë. Më pas mamaja duke e menduar si një brengë ja ka treguar babait tim. Ai moment ka qenë shok për babain tim.
Në periudhën e trazicionit të viteve '90 babai im ka qenë i detyruar për të marrë vizë amerikane dhe meqënëse nuk ka pas ambasadë siç është tani në Tiranë ambasada më afër ka qenë në Greqi.
Babai është detyruar të shkojë në Greqi të marrë vizën dhe të shkel në shtetin amerikan dhe kjo ka qenë një periudhë tranzitore 6 mujoare. Marrëdhënia që ka pasur me mamanë time nuk kanë qenë të martuar dhe gjatë kohës që ka lëvizur nuk ka pasur mjete komunikimi. Duke mos i përcaktuar kohën mamaja ime ka menduar se po e braktis dhe ka filluar një histori tjetër dhe ka menduar të më braktis dhe mua për shkak dhe të opinionit. Kur është kthyer babait i kanë thënë që fëmijë është dështuar dhe ai ka filluar jetën e tij me mendimin se nuk ka lënë gjë mbrapa'' është shprehur ndër të tjera Muharremi.
Muharremi, gjithashtu rrëfeu dhe për abuzimet fizike dhe verbale, në kohë kur jetonte në jetimore.
Ai theksoi se mësimet që të jep dhimbja, nuk t’i jep askush tjetër.
“Janë kthyer në forcë, janë kthyer në model dhe përpiqem që me këtë modelin tim jetësor t'i tregoj kësaj shoqërie që nuk jemi viktima të shoqërisë. Pra, ne jemi njerëz të cilët e meritojmë të jemi me kushte të barabarta pranë çdo ambienti, komuniteti ku jetojmë”, tha Muharremi./Versus.al
