AKTUALITET /

"K*rva e k*rvarë, pisa!", shpërthimi i Manjanit ndaj protestuesve: Robt ku t'i kenë, s'dua t'ja di për protestë

Manjani tha se ka patur protestues që e kanë ofenduar në rrjete sociale.

Shkruar nga Versus

"K*rva e k*rvarë, pisa!", shpërthimi i Manjanit ndaj

Avokati Ylli Manjani, ish-ministër Drejtësie, ka shpërthyer në ofendime ndaj protestuesve të cilët sipas tij e kanë ofenduar nëpër rrjetet sociale, madje edhe në numrin e telefonit.

I pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli në Euronews lidhur me protestat masive të ditëve të fundit, Manjani tha se nuk i kishte ndjekur dhe se nuk i përcillnin emocion. Jo vetëm kaq, por më pas nuk i kurseu sharjet dhe ofendimet ndaj protestuesve.

Debati:

Mëhilli: Si e ke parë protestën?

Manjani: S’e kam parë fare deri më tani, me thënë të drejtën. Kam marrë vesh se ka pasur një protestë, erdha këtu dhe e pashë, por s’më ka dhënë asnjë emocion.

Mëhilli: Si nuk të jep emocione?

Manjani: Nuk më jep, çfarë problemi ka? Dhe më tepër, kur disa prej tyre kanë marrë guximin të më shajnë në telefonin tim me rob shpie, robt ku t’i kenë. Ja, po e filloj kështu…

Mëhilli: Të ruajmë etikën.

Manjani: Etikën ta ruajnë ata, se kurva e kurvarë, po e përdor tani, ata legenë, pisa, qelbësira, të cilët trashin gjuhën në mënyrë private. Ata që kanë marrë përsipër të më shajnë në telefonin tim, janë të sharë deri në brezin e tretë, se s’po çoj më shumë. Ku t’i kenë! Hajdeni tani me gjithë protestë, se s’dua t’ia di fare.

Mëhilli: Na kanë sharë të gjithëve.

Manjani: Nuk i kam askujt borxh. Unë dhe familja ime s’i kemi borxh askujt. Kjo dhunë është pisllëk. Versus.al

Poll