AKTUALITET /

Dy vëllezërit nga Laçi dhunohen nga një grup të panjohurish në Tiranë, njëri i pl*gosur me armë zjarri

Shkruar nga Versus

Dy vëllezërit nga Laçi dhunohen nga një grup të

Tiranë- Dy vëllezër me banim në Laç u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve që kishin marrë.

K.Rr (L) ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa vëllai i tij K.G (L) ka ndrydhur këmbën.

Të dy kanë deklaruar për policinë se janë dhunuar nga disa persona të panjohur në ambientet e jashtme të një biznesi në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave. Versus.al

Poll